Bashkimi Evropian, kërkon nga Kosova e Serbia që të shmangin retorikën dhe gjuhën e urrejtjes dhe të angazhohen për një dialog që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. Reagimi vjen nga zëdhënësi I BE, Peter Stano, I cili duke komentuar kërkesat e Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, shprehet se mirëpresin gatishmërinë e Vuçiç për dialog.