Top News – Vuçiç mbron mohuesin e masakrës/ ’Deputeti u dënua sepse tha të vërtetën për Reçakun’
25/08/2021 19:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deputeti i Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviç, është dënuar “vetëm sepse ka thënë të vërtetën për Reçakun”. Todosijeviçit, të martën, iu konfirmua dënimi me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999. Në një video të postuar në Instagram, Vuçiç tha se “është shkelur rëndë e drejta e Todosijeviçit për gjykim të drejtë”, sepse, sipas tij, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë, Todosijeviç është dashur të gjykohet nga dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar. Vuçiç tha se Todosijeviçit “i është shkelur brutalisht edhe e drejta për mendim të lirë”. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “t'i porosisë shqiptarët në Prishtinë se ata duhet t'i përmbahen asaj që kanë nënshkruar dhe pranuar” me Marrëveshjen e Brukselit. Në mars të vitit 2019, Todosijeviç ka deklaruar se arsye për sulmet e NATO-s në ish-Jugosllavi ka qenë “e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. Gjykata e Apelit në Kosovë e konfirmoi të martën aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Todosijeviç është dënuar me dy vjet burgim, nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Kosovë në muajin shkurt, Todosijeviç u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, por pas vendimit të Gjykatës së Apelit ai e humb këtë pozitë.

Top News- Pse Trump e Putin, duan shkatërrimin e Evropës? The Guardian zbardh arsyet
23/12 22:57
Top News- Betejë trup me trup, por rusët fitojnë, Ukraina humbet qytetin lindor
23/12 22:50
Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
DIGITALB DIGITALB