Presidenti i Republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi se ai është lideri i padiskutueshëm i rajonit që lufton për paqen, stabilitetin, mirëkuptimin dhe zhvillimin, jo vetëm të Serbisë, por edhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Dodik tha se kishte biseduar në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e kishte njohur me bisedën që kishte pasur me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.