Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03/2026 22:30

Retorika nacionaliste e presidentit serb Aleksandër Vuçiç vijon të mbizotërojë në fjalimet e tij, ndërsa dhe njëherë ka drejtuar gishtin drejt Shqipërisë, Kosovës dhe Koracisë, duke I akuzuar e kanë bërë pakt kundër Serbisë. Duke përkujtuar sulmet e NATO-s në vitin 1999 në Beograd, Vuçiç tha se ende nuk ka marrë një përgjigje për këtë pakt të cilin e quajti dashakeq ndaj vendit të tij. “Për muaj të tërë i kam pyetur kudo, ‘pse formuat një aleancë ushtarake’? Nuk ka përgjigje për këtë pyetje. Ata thonë ‘nuk është kundër jush’. Unë nuk ju pyeta këtë, po ju pyes pse e formuat atë aleancë dhe e di që nuk e formuat vetë, e di edhe kush ju tha ta formonit. Po ju pyes pse e formuat, nuk kam marrë kurrë përgjigje dhe nuk do të marr kurrë”, tha ai. Ai ngriti pretendimin se aleanca u formua në mënyrë që në rast të një konflikti midis Evropës dhe Federatës Ruse, ata të mund të kontrollonin Serbinë dhe të kryenin sulme nga drejtime të ndryshme. “Ne e kuptuam atë mesazh, zhvilluam doktrinën e ushtrisë sonë. Shteti serb i sotëm ka si përgjegjësi ashtu edhe seriozitet. Ne nuk do të sulmojmë askënd, as kroatët dhe as shqiptarët, por do ta mbrojmë vendin tonë dhe do të kemi forcë të mjaftueshme për të mbrojtur dhe mbrojtur popullin tonë”, tha ai ndërsa theksoi se Serbia nuk do të heq dorë kurrë nga Kosova. Vuçiç tha para të pranishmëve se I ishte premtuar, sipas tij, Çmimi Nobel për paqen nëse do të njihte pavarësinë e Kosovës. “Të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, ‘do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur. Shiko nga e ardhmja, mos shiko prapa, mos shiko nga e kaluara”, u shpreh ai.

Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32