Top News- Vuçiç dorëzohet/ U plotëson kërkesën, studentët tërhiqen nga bllokada
29/04/2025 10:16

Studentët serbë i kanë dhënë fund një bllokade dyjavore të ndërtesave të transmetuesit publik në Beograd, pasi parlamenti ndërmori hapa konkretë drejt një prej kërkesave të tyre kryesore, shpalljen e zgjedhjeve për anëtarët e Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike. Protestat e studentëve, që prej muajsh kanë përfshirë vendin, shpërthyen pas tragjedisë së ndodhur në nëntor në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një çatie në një stacion hekurudhor. Ngjarja nxiti zemërim të thellë publik lidhur me korrupsionin dhe mungesën e mbikëqyrjes në projektet infrastrukturore. Nga 14 prilli, studentët, të mbështetur nga qytetarë dhe disa figura akademike, kishin bllokuar hyrjet e dy zyrave të Radio Televizionit të Serbisë në Beograd, si dhe për një ditë selinë e Radio Televizionit të Vojvodinës në Novi Sad. Ata akuzuan transmetuesit shtetërorë për mosraportim të drejtë mbi protestat dhe kërkuan transparencë në përzgjedhjen e organit mbikëqyrës të mediave. Vendimi i komisionit parlamentar për të thirrur zgjedhje të reja për Autoritetin Rregullator për Mediat Elektronike u prit me entuziazëm nga protestuesit. Megjithatë, Radio Evropa e Lorë raporton se protestuesit theksojnë se beteja nuk ka përfunduar. “Nuk është një fitore e plotë, por kemi arritur një hap të rëndësishëm”, mësohet të kenë thënë studentët.

Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30