Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse, pavarësisht lidhjeve të ngushta të Beogradit me Moskën. Presidenti rus Vladimir Putin pritet të shpallë aneksimin e katër rajoneve; Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, në një fjalim të premten.