Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiç është shprehur se Serbia ka një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të ketë edhe më shumë. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë. Presidenti serb tha se rrezja e raketave kineze, është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.