Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçic deklaruan se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë prioriteti i Kosovës. Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se ka informuar ambasadorin Hill për raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.