Në margjinat e Konferencës së Paqes që po mbahet në Paris, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është ndalur të flasë edhe për Kosovën dhe negociatat për normalizimin e marrëdhënieve. Ai hodhi poshtë mundësinë e një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtid he deklaroi se Perëndimi e ka të qartë që me të në pushtet në Prishtinë, nuk do të formohet asnjëherë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në veri.