Fadi Alwan, babai i palestinezes Rayyan Alëan, e cila u vra dy muaj më parë në Tiranë, është arrestuar në Liban. Autori i dyshuar palestinez është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Tiranës me homologët në Liban, përmes Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit.