Konflikti mes dy familjeve në fshatin Kryekuq të Divjakës për një kanal vaditës, shënoi një viktimë gjatë mesnatës. Besmir Kumria u godit me thikë brenda një lokali nga 25 vjecari Xhesion Toromeni. Viktima ishte në shoqërinë e disa miqve të tij, në momentin që autori I dyshuar hyri në lokal dhe goditi 32 vjecarin, i cili si pasojë ndërroi jetë. Pas krimit, Xhesion Toromeni u largua nga vendi ngjarjes, por u kap pak orë më pas nga shërbimet e forcae operacionale. Policia paraprakisht njofton se shkak për vrasjen e 32 vjecarit u bë një konflikt i vazhdueshëm mes familjes së tij dhe familjes së autorit për një kanal vaditës në fshatin Kryekuq. Lidhur me tragjedinë e rëndë, folën edhe të afërm të viktimës. Ata thanë se Besmir Kumria ishte djalë i qetë, punonte në Himarë gjatë sezonit veror dhe se pas pak ditësh do nisej në Gjermani te nusja e tij, e cila punon infermiere.