Policia ka zbardhur vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiraj, I njohur edhe si Marko Beqiraj, në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit. Nje takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi. Vrasja është zbardhur nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej te njohurve që mbrëmjen e së mërkurës ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije dhe lëndë narkotike. Dyshohet së nën efektin e narkotikëve autori I dyshuar, një i ri rreth 24 vjeç ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thikë. Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihej si person problematik.