Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një person është vënë në pranga për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamnetit, Andriy Parubiy. “Veprimet e nevojshme hetimore janë duke vazhduar. Të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje të tmerrshme duhet të bëhen të qarta”, tha Zelensky, duke mos dhënë më shumë detajë të reja. Zelensky e quajti një vrasje të tmerrshme dhe se goditi "sigurinë e një vendi të shkatërruar nga lufta".