Gjykata e Apelit në Londër refuzoi kërkesën e Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Top Channel raporton se vendimi është marrë më datë 25 shkurt. Gjykatësi Sir Peter Lane nuk e pranoi kërkesën për të apeluar prej Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt. Ekstradimi I uyre tashmë është çështje ditësh. Prokuroria e Lezhës akuzon Edmond Haxhinë se ishte truri organizativ i vrasjes së Ardian Nikulajt.