Top News – Vritet me snajper gazetari italian/ Po raportonte në fushëbetejë në Ukrainë
26/04/2023 22:25

Një gazetar ukrainas që punon me gazetën italiane La Repubblica është vrarë nga një snajper në jug të Ukrainës, ndërsa një koleg italian është plagosur. “Korrespondenti ynë, Korando Tsunino dhe partneri i tij, Bogdan Bitik, u zunë në pritë nga snajperët rusë sot në periferi të Khersonit, në jug të Ukrainës. Fatkeqësisht, Bogdan Bitik nuk mbijetoi, ai la pas gruan dhe një djalë. Korando, i plagosur në shpatull, po trajtohet në Kherson”, thuhet në njoftimin e gazetës. Dy gazetarët, të cilët mbulonin luftën që nga fillimi i pushtimit rus, kishin veshur jelek antiplumb me shënimin “Press”. Ata ishin pranë urës kryesore të Khersonit kur u sulmuan. “Ne u qëlluam. E pashë Bogdanin në tokë, ai nuk lëvizte. Unë u përpoqa ta telefonoja, ai nuk po përgjigjej. Pastaj u ngrita në këmbë për të dalë nga vija e zjarrit dhe vrapova derisa pashë një makinë civile. Më rridhte gjak dhe më çuan në spital”, tha gazetari italian. Sipas gazetës, trupi i gazetarit ukrainas nuk është gjetur ende, për shkak të pranisë së snajperëve në zonë. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se ambasada italiane në Kiev do të punojë për kthimin e Corrado Cunino në Itali. Pamje: AFP & La Repubblica

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54