Një atentët me armë zjarri tronditi Sarandën mbrëmjen e kësaj të enjtje. Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit bregdetar në fashatin Gjashtë, ku Rexhep Ismaili, u qëllua me plumb në kokë në afërsi të biznesit të tij, një pike karburanti. Si pasojë ai humbi jetën në vend. Autorët u larguan me shpejtësi ndërsa policia shkoi menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Hetuesit mblodhën provat e para si dhe dëshmitë e të afërmëve. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa u sekuestruan dhe kamerat e sigurisë rreth zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e vrasësve.