Top News – Vritet kandidati për president / Plumba në kokë në mes të fushatës zgjedhore
10/08/2023 11:43

Kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, është qëlluar për vdekje përgjatë fushatës zgjedhore. Villavicencio, pjesëtar i Asamblesë Kombëtare të shtetit, është sulmuar të enjten pasi është larguar nga një takim me mbështetës në qytetin verior Kuito. Një pjesëtar i ekipit të fushatës së tij, u ka thënë mediave lokale se Villavicencio ka qenë duke hyrë në makinë kur një burrë i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar në kokë. Presidenti aktual Guillermo Lasso, është zotuar se ky “krim nuk do të mbetet pa ndëshkim”. Dëshmitarët kanë thënë se Villavicencio, 59-vjeçar, është qëlluar tri herë me armë. I dyshuari është plagosur, po ashtu, gjatë shkëmbimit të plumbave me pjesëtarë të sigurisë, dhe më vonë ka vdekur nga plagët, kanë thënë autoritetet. Në total, nëntë persona është thënë të jenë plagosur në këtë incident. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet do të mbahet më 20 gusht. Lasso, i cili nuk ka garuar për një mandat të ri, ka thënë se është “i shokuar” nga vrasjet, dhe ka shtuar se “krimi i organizuar ka jetuar gjatë, mirëpo pesha e rëndë e ligjit do t’iu bjerë mbi kokë të gjithëve”. Rritja e shkallës së krimit, e nxitur nga prezenca më e madhe e karteleve të drogës në Ekuador, është çështja kyçe e diskutimit përgjatë fushatës presidenciale.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09