Një 23 vjecar shqiptar u qëllua me pushkë uji në Ankona të Italisë, pasi ndërhyu për të parandaluar një sherr mes dy grupeve, ku i përfshirë ishte edhe shoku i tij. Tentativa për të parandaluar një sherr, la të vdekur në vend Klajdi Bitrin, i cili u qëllua nga një shtetas algjerian, banues ky i fundit në provincën e Ankonës. Ngjarja u shënua në via Cilea, në qendër të Ankonës, ku shoku i shqiptarit bashkë me disa persona të tjerë, u konfltiktuan me një grup të rinjsh, pjesë e të cilëve ishte edhe shtetasi nga Algjeria. Ky i fundit pasi vrau shqiptarin, u arrats menjëherë nga vendngjarja bashkë me armën e krimit në dorë. Ishin kalimtarët e rastit ata të cilët njoftuan policinë për ngjarjen në fjalë, e më pas ata nisën kontrollet në zonë me qëllim kpajen e tij.