Top Channel/ Trump: 5 mld dollarë nga bordi i paqes. Ky është zotimi i vendeve pjesëmarrëse
15/02/2026 22:40

Mbi 5 miliardë dollarë pritet të ofrojnë 25 shtetet që do të jenë pjesë e takimit të Bordit të Paqes për Gazën, deklaroi të dielën presidenti amerikan Donlad Trump. Shqipëria është mes vendeve që ka pranuar tashmë ftesën e presidentit Trump, i cili ndër të tjera tha se zotimet e vendeve anëtarë do të shpallen zyrtarisht në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, e planifikuar për 19 shkurt në Uashington, ku ai shërben si kryetar. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte. Sipas Trumpit, anëtarët e Bordit janë angazhuar gjithashtu “të sigurojnë personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Policinë Lokale për të ruajtur Sigurinë dhe Paqen për Gazën.” Presidenti amerikan e përshkroi këtë grup si një iniciativë me “potencial të pakufizuar” që do të ketë një rol të madh ndërkombëtar në promovimin e paqes, duke theksuar angazhimin e tij personal si kryetar. Në postimin e tij në Truth Social, Trump gjithashtu theksoi se Hamas duhet të përmbushë angazhimin për demilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm përpara se ndihma të shkojë përpara. Çarmatosja është një pjesë e rëndësishme e fazës së dytë të planit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, i cili u ra dakord në tetor mes Izraelit dhe Hamasit. Ky plan synon t’i japë fund konfliktit që filloi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në tetor 2023. Në Uashington ndodhet edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i cili nënshkroi anëtarësimin e Israelit në "Bordin e Paqes" të Trump gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19