Babë e bir, u vranë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në fshatin Mgull të Njësisë Administrative Pult, në Dukagjin. Viktimat janë Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, ndërsa i plagosur rëndë dhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20 por për shkak të largësisë së zonës dhe vështirësive në komunikim, informacionet e para kanë mbërritur me vonesë pranë Policisë së Shkodrës.