Sulmet në postet e policisë, kishat dhe një sinagogë në Dagestan të Rusisë kanë lënë të vdekur më shumë se 15 oficerë policie dhe disa civilë. Gjashtë persona të armatosur u vranë gjithashtu. Sulmet në dukje të koordinuara kishin në shënjestër qytetet Derbent dhe Makhaçkala në ditën që ortodoksët e këtij rajoni e kishin ditë festive. Autorët nuk janë identifikuar ende, por Dagestani është njohur në të shkuarën si arenë e sulmeve të ekstremistëve islamikë.