Pas një dite të gjatë duke vrarë gra dhe fëmijë nga kodrat mbi Sarajevë me pushkë, apo snajper të sofistikuar, mbrëmja përfundonte në kafene, me mish të pjekur, raki dhe këngë deri në agim. Kështu e përshkruan një nga dëshmitarët episodin e njohur si “Safari i Sarajevës”, një nga periudhat më të errëta që lidhen me rrethimin 44-mujor të kryeqytetit boshnjak gjatë viteve 1992–1995.