Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhishtë të Bashkisë Roskovec. Një 35-vjeçar shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, ku qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të saj. Si pasojë mbeti i vrarë ish-vjehrri i tij, 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa ish-vjehrra, Belere Plaka mbeti e plagosur. Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.