Një krim brenda familjes u regjistrua mbrëmjen e të hënës në Lushnjë ku një 45-vjeçar vrau të ëmën e plagosi të atin me sqepar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 në fshatin Zhymë, ku autori Florion Dalladaku sulmoi prindërit e tij brenda në banesë dhe më pas u largua me shpejtësi me makinën e të vëllait.