Top News – Vret gruan në dyert e Gjykatës/ Elbasan, çifti ishte në proces divorci
06/05/2021 15:29

Një krim i rëndë tronditi Elbasanin mesditën e kësaj të enjteje. Ngjarja ndodhi në dyert e Gjykatës në një orë dhe zonë tejet të populluar. Koço Buzo, 58 vjeç, ish-efektiv policie qëlloi me mbi 11 plumba ish-bashkëshorten e tij, Liljana Buzo, 54 vjeçe e cila për fat të keq nuk mundi që t’ju shpëtojë plagëve të marra. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë. Por përveç të shoqes ai qëlloi me breshëri, një kalimtar, Adriatik Kola dhe avokatin e bashkëshortes së tij, Gëzim Toçila. Autori është një ish-efektiv policie, i cili ishte në proces divorci me të shoqen. Burrë e grua sapo kishin dalë nga ambientet e gjykatës së Elbasanit ku ndodheshin për një seancë gjyqësore ku Koço Buzo akuzohej për dhunë në familje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që ish-burri kishte për të shoqen. Një grua e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes së rënë në Elbasan ku burri vrau me armë bashkëshorten e tij për motive xhelozie, ka rrëfyer se gruaja ishte e shtrirë në tokë pasi ishte vrarë. Gjithcka ka nisur mesa duket pas vendimmarrjes së gjykatës. Në debat e sipër, jashtë godinës, Koço Buzo është larguar para të gjithëve, duke u futur në banesën e tij, e cila ndodhej pranë Gjykatës. Atje ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov dhe ka nisur që të qëllojë. Policia ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë Koço Buzon, edhe pse ky i fundit tentoi që të largohej.

Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43