Top News – Vrau tetë persona në qendrën tregtare/Identifikohet autori, mes viktimave edhe një fëmijë
08/05/2023 12:51

Autoritetet në Teksas kanë identifikuar autorin e vrasjes së tetë personave, mes të cilëve edhe një fëmijë, në një qendër tregtare në Dallas. Sulmuesi është identifikuar si Mauricio Garcia, 33 vjeç. Garcia, banor i Dallasit, u vra nga një polic, në vendin e ngjarjes. Presidenti amerikan, Joe Biden, e quajti sulmin si “aktin e fundit të dhunës me armë zjarri që ka shkatërruar kombin tonë”. Mediat amerikan cituan hetuesit të kenë thënë se Garcia mund të ketë patur lidhje me të djathtën ekstreme, siç sugjerohej edhe nga logot që kishte të vendosura në rrobat e tij. Ai përdori një armë të tipit AR-15 dhe kishte të vendosur një logo ku shkruante RËDS, shkurtesë për “Skuadrën e Vdekjes të Krahut të Djathtë”, që besohet se është grup neo-nazist. Sipas dëshmitarëve, sulmuesi i armatosur kishte dalë nga makina e tij në parkingun e qendrës tregtare dhe kishte nisur të qëllonte drejt qytetarëve. Gjashtë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërkaq dy të tjerë humbën jetën më pas në spital. Të paktën edhe tre persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Garcia po ashtu kishte me vete një pistoletë, ndërsa armë të tjera u zbuluan në makinën e tij. Garcia raportohet se kishte punuar si roje sigurimi dhe nuk kishte ndonjë të kaluar kriminale. Pas kësaj ngjarjeje që ndodhi të dielën, presidenti Biden urdhëroi që flamujt amerikanë të uleshin në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat federale ndërsa i bëri thirrje edhe një herë republikanëve të mbështesin planet për kontroll më të rreptë të armëve. Sipas të dhënave, SHBA-ja ka numrin më të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit se çdo shtet tjetër i zhvilluar. Më 2021, 49.000 persona humbën jetën nga armët e zjarrit, ndërkaq një vit më herët ky numër ishte 45.000.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36