Një 44-vjeçar vrau tetë të afërm të tij, mes tyre katër fëmijë, gjatë një darke familjare, dhe më pas i vuri flakën banesës. Pas ngjarjes, autori vrau edhe veten. Sipas një të afërmi, i cili humbi ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij në këtë tragjedi, autori ishte Alan Smith. Prindërit e autorit e kishin detyruar të largohej nga shtëpia disa javë më parë, por ai u kthye papritur të dielën, teksa familja ishte mbledhur për darkën e përjavshme. Mes viktimave ishin prindërit e Smith, gjyshja , motra dhe katër fëmijë. Viktimat i përkisnin katër brezave të së njëjtës familje.