Ky është momenti kur Florion Dalladaku rrethohet nga forca të shumta policie pranë spitalit të Fierit, një orë pasi kishte vrarë nënën dhe plagosur babanë në Lushnjë. 45-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa është marrë në pyetje nga grup i hetimor, por ka refuzuar të flasë. Sipas policisë dhe dëshmive të tjera, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa edhe në automjetin që do arratisej i janë gjetur ilaçe antidepresive. Ngjarja a rëndë ndodhi në orën 21:20 të mbrëmjes në banesën e tyre në fshatin Zhymë të Lushnjës.