Prokuroria e Tiranës kërkoi 35 vite burg për ish efektivin e policisë Ludjan Zaimi, i cili një vit më parë vrau me armë zjarri kolegun e tij Caush Saliasi në komisariatin nr 3 në Tiranë. Pas përfundimit të hetimeve, organi i akuzës ia referoi dosjen gjykatës, e cila pritet të shqyrtojë provat e paraqitura e më pas të vendosë pranimin apo refuzimin e kërkesës së prokurorisë. Saliasi u vra nga Ludjan Zaimi më 23 maj të vitit 2022, teksa po merrte turnin e tretë në patrullën e përgjithshme të komisariatit numër 3.