48 vjecari shqiptar Astrit Gjon Bushi u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në SHBA, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij gjatë orarit të punës. Lajmi bëhet e dije nga shtypi amerikan, të cilët përcjellin se Bushi u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac. Ngjarja e rëndë ndodhi në 11 gusht të vitit 2022, kur trupi i Robertson u gjet i gjakosur pranën një fabrike, në Oakland Country, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, por pavarësiisht përpjekjeve për ta shpëtuar atë, ai ndërroi jetë në vend.