28 vite burg, vendosi gjykata e apelit për Agron Tanushin, autorin e vrasjës së Jetmira Hasanit, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2020. Vendimi i Apelit, ndonëse u rëndua me 5 vite, nuk u prit mirë nga familjarët e viktimës, të cilët kërkuan dënim të përjetshëm për autorin, me argumentin se kur të lirohet do përsëritet historia e Dan Hutrës, që pasi vrau një grua u arrestua dhe pas lirimit, kreu sërish vrasje.