26-vjeçari Egzon Bytyçi, ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes, autor I vrasjes së gruas së tij shtatzënë në Malishevë më 23 gusht. Sipas mjekëve të Qendres Klinike Universitare të Kosovës 26-vjeçari nuk mundi që të mbijetonte plagës në kokë e shkaktuar nga arma e zjarrit. 26-vjeçari vrau me armë zjarri gruan e tij 25-vjeçare Jetlira Foniqi, në javën e 34-të të shtatzënisë. Policia ka njoftuar se procedurat hetimore lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me prokurorinë.