Prokuroria e Korcës ka përfunduar hetimet sa i përket ngjarjes së rëndë të shënuar më 17 shkurt të vitit 2023, ku Shefki Bylykbashi vrau me cekic djalin e tij Hamdi Bylykbashi. Organi i akuzës ka dërguar për gjykim dy prindërit e viktimës, Shefkiun dhe Hyri Bylykbashin. Kjo fundit akuzohet për deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, ndërsa 77 vjecari për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.