Top News/ Vrau 77 persona, tani padit Norvegjinë / Breivik kërkon t’i jepet fund izolimit në burg
08/01/2024 10:57

Anders Behring Breivik, fanatiku i ekstremit të djathtë që vrau 77 persona në një sulm masiv dhe me bomba, në Norvegji, në 2011-ën, do ti kërkojë një gjykate që ti jepet fund izolimit të tij në burg me pretendimin se kjo shkel të drejtat e tij njerëzore. 44 vjecari, që kishte ndarë me email kopje të një manifesti para sulmeve të tij, duke shpalosur teoritë e veta, po padit shtetin në përpjekje për të hequr edhe kufizimet e korrespondencës së tij me botën jashtë. Breivik, vrau tetë persona me një bombë në Oslo dhe më pas qëlloi me armë zjarri 69 të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve adoleshentë, në një kamp rinor të partisë së punës, në mizorinë më të rëndë në norvegji, në kohë paqeje. Breivik e kalon kohën në një seksion të burgut të sigurisë së lartë Ringerike, 70 km ne veriperëndim të oslos, burgu i tretë ku ai është vendosur. Në zonën që i dedikohet atij, përfshihet një palestër, një kuzhinë, një dhomë televizori dhe një tualet. Ai lejohet të mbajë edhe tre zogj ekzotikë që fluturojnë lirshëm në zonë. Më shumë se një dekadë në izolim, pa ndërveprim me botën e jashtme, ka patur pasoja shkatërrimtare tek ai – shkruan avokati i Breivik në padinë e paraqitur në gjykatën e distriktit të Oslos. “Ai tani mendon shpesh herë edhe të vrasë veten”, shton avokati duke sqaruar se Breivik ka krijuar varësi nga ilaci për depresion prozak. Avokatët që përfaqësojnë ministrinë e drejtësisë thonë se Breivik duhet të mbahet i ndarë nga pjesa tjetër e të burgosurve për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë që ai paraqet. Ata thonë se vendosja e tij në izolim është relative pasi ai ka kontakte me rojat, një prift, profesionistë shëndetësorë, e deri së fundmi edhe me një vullnetar të jashtëm të cilin Breivik nuk do ta shohë më. Ai po ashtu qëndron me dy të burgosur për një orë cdo javë. Kontrolli i kontakteve të Breivik me botën e jashtme justifikohet ndërkohë nga rreziku se ai mund të frymëzojë të tjerë të kryejnë akte të dhunshme. Breivik, ishte përmendur si frymëzim nga Brenton Tarrant, që vrau 51 persona në dy xhami në Krajstçërç të Zelandës së re në 2019-ën. Ai është dënuar me 21 vite burg, dënimi maksimal ky që një gjykatë norvegjeze mund të vendosë, por që mund të zgjatet për sa kohë që ai të konsiderohet rrezik për shoqërinë.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB