Top News-Vrau 170 civilë e 13 ushtarë amerikanë, talibanët vrasin shefin e IS, kreu sulmin në Kabul
26/04/2023 11:21

Lideri i grupit militant, Shteti Islamik (IS), që besohet se ka planifikuar sulmin me bombë në aeroportin e Kabulit më 2021 është vrarë nga talibanët, thanë zyrtarët amerikanë. Bombardimi i gushtit të vitit 2021 la të vrarë të paktën 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë, teksa njerëzit po tentonin të largoheshin nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e shtetit. Ky militant i IS-it është vrarë javë më parë, por është dashur kohë që të konfirmohet vdekja e tij, thanë zyrtarët amerikanë. Emri i militantit të vrarë nuk është bërë publik. Zyrtarët amerikanë thanë se kanë përcaktuar se lideri i IS-it është vrarë përmes mbledhjes së informacioneve të inteligjencës në rajon, edhe pse ata nuk dhanë detaje të tjera se si mësuan se ai ishte përgjegjës për bombardimin. “Ekspertët në Qeveri kanë besim të madh se ky individ në të vërtetë ishte personi përgjegjës”, tha një zyrtar i lartë amerikan për CBS. Sipas raportimit të Neë York Times, SHBA-ja mësoi për vdekjen e liderit të IS-it në fillim të prillit. Është e paqartë nëse ai është shënjestruar nga talibanët apo është vrarë gjatë luftimeve të vazhdueshme midis IS-it dhe talibanëve. Më 24 prill, SHBA-ja nisi të njoftonte familjet e ushtarëve të vrarë në bombardimin në Kabul lidhur me vdekjen e liderit të Shtetit Islamik. Bombardimi në aeroportin e Kabulit ndodhi disa orë pasi qeveritë perëndimore paralajmëruan shtetasit e tyre që të qëndrojnë larg Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit për shkak të rrezikut të madh nga dega e shtetit islamik në afganistan. Sulmi ndodhi më 26 gusht të vitit 2021 kur një kamikaz hyri në mes të turmës që po prisnin jashtë portave të aeroportit dhe hodhi veten në erë. Në atë kohë, turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në zonë duke shpresuar se do të mund të largoheshin nga vendi pas tërheqjes së trupave amerikane. SHBA kreu një sulm me dron në Kabul disa ditë më vonë dhe tha se kishte patur në shënjestër një kamikaz, por pranoi më vonë, se raketa kishte vrarë dhjetë civilë, përfshirë shtatë fëmijë

Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04