Prokuroria e Milanos në Itali ka identifikuar të paktën pesë persona, super të pasur të cilët akuzohen për turizëm vrasjesh gjatë luftës së Bosnjes, nga vitit 1992 deri në vitin 1995. Emrat e tyre nuk bëhen me dije, por mediat italiane thonë se ata paguanin deri në 100 mijë euro për milicitë serbe të Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç për çdo civil boshnjak që qëllonin me snajpera gjatë rrethimit të Sarajevës.