Mandati presidencial i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka në fokus të axhendës së punimeve, dhunën ndaj grave dhe barazinë gjinore. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi temën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.