Një telegram urgjent u është shpërndarë të gjitha drejtorive vendore dhe komisariateve të policisë në vend, nga kryepolici Skënder Hita që kërkon të merren masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës në shkolla dhe mbajtjes së armëve të ftohta. Në dokumetin e shpërndarë Hita ngre shqetësimin për disa ngjarje të rënda të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e fëmijësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor.