Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09/2026 13:36

Shërbimet ruse të inteligjencës po planifikojnë vrasje të synuara në Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane që mbështesin Ukrainën. Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka njoftuar padinë ndaj pesë individëve që aktualisht janë në arrati. Sipas padisë, një rrjet i shërbimeve të inteligjencës ruse ka paguar ose është përpjekur të paguajë individë në SHBA dhe vende të tjera për të monitoruar dhe kryer vrasje të shënjestruara, "si dhe duke udhëzuar bashkëpunëtorët për të kryer ose për të tentuar akte terrorizmi kundër infrastrukturës civile dhe ushtarake në vendet evropiane të lidhura me Ukrainën". "Të paktën që nga viti 2024, një rrjet individësh që punojnë për shërbimet e inteligjencës së Rusisë ka komplotuar për të kryer dhe ka kryer sulme dhe vrasje në të gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara", deklaron Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, duke iu referuar Rrjetit RIS, krahut përgjegjës për kryerjen e sulmeve jashtë vendit, "duke u përqendruar te disidentët dhe dezertorët rusë dhe, së fundmi, te vendet e perceptuara si aleatë të Ukrainës. Anëtarët e Rrjetit RIS kohët e fundit kanë tentuar të rekrutojnë disa individë në Shtetet e Bashkuara për të kryer mbikëqyrje dhe vrasje atje". Tre nga të pandehurit janë anëtarë të nivelit të lartë të Rrjetit RIS: Yuri Kharameev, Kirill Khrameev dhe Oemis Romagoz Durruthy. Dy anëtarët e tjerë të përfshirë në aktakuzë janë Yaidel Delgado Suarez dhe Eduardo Castro, të cilët punuan së bashku për të rekrutuar individë në Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur dhe për të tentuar të vrisnin një disident të njohur rus që jetonte në Shtetet e Bashkuara. "Të pandehurit dyshohet se vepruan si pjesë e një rrjeti global vrasjesh që shtrihej në Shtetet e Bashkuara", tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm John A. Eisenberg. "Ne do të sprapsim çdo përpjekje nga shërbimet e inteligjencës së huaj për të vepruar lirisht në vendin tonë", theksoi ai.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30