Një ngjarje tronditëse është regjistruar në fshatin Havaleas të Kuçovës, ku një 64-vjeçare është vrarë nga komshiu I saj e më pas është hedhur në kanal. Viktimë mbeti Fatime Suli, ndërsa autor I krimit është Fetah Narra. Ishin familjarët ata të cilët vunë re se Suli nuk po kthehej në banesë kështu që lajmëruan policinë. Sapo efektivët u vendosën në terren për kërkimin e saj, gjetën trupin e pajetë.