Në ditën e dytë të muajit maj është shënuar vrasja e radhës në vendin tonë, ku viktimë ka mbetur një 51-vjeçar I identifikuar si Petrit Vuksani. Ai jetonte kryesisht në emigrim në Itali, ndërsa kishte 1 muaj që ishte kthyer në Shqipëri. Autori I dyshuar I kësaj ngjarje është identifikuar si Lekë Vuksani, një I afërm I viktimës që jetonte me qira në banesën e këtij të fundit.