Një atentat me armë zjarri ndodhi paraditen e kësaj të diele në qendër të Sarandës, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar 73 vjecar i cili po priste të nisej për punë në kryqëzim, pranë ish-agjencisë së vjetër të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët lëviznin me motor, ndërkohë që mbanin skafandra. 44-vjeçari Artan Myrtaj mësohet ka qenë duke ecur në këmbë, ndërsa i është zënë pritë nga autorët.