Disa orë përpara se të mbahet seanca gjyqësore ndaj Arjan Tases, i cili shkaktoi vdekjen e 7 vjecares Jonada Avdia, burime nga Prokuroria e Vlorës bëjë me dije se ndaj tij pritet të ndryshohet akuza. Konkretisht prokurorja Eranda Laze dorëzoi në gjykatë ish-shefin e policisë së Himarës për akuzën e vrasjes me dashje. Fillimisht u bë me dije se Arjan Tase do të gjykohej për vrasje nga pakujdesia, por duket se tashmë situata do të rëndojë edhe më tepër ndaj tij.