Një 22-vjeçar i kërkuar nga Holanda për vrasje në rrethana cilësuese dhe një sërë akuzash të tjera është arrestuar sapo kishte hyrë në Republikën e Shqipërisë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës, bëjnë me dije se në pranga ka rënë 22-vjeçari Mirand Abazi. I riu shqiptar, me banim në Belgjikë u kap nga Policia Kufitare në Rinas, pas përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën. Nga të gjitha verifikimet e kryera, rezultoi se Mirand Abazi ishte I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda për 4 vepra penale.