Një ngjarje e rëndë ka tronditur aeroportin e Antalias në Turqi, ku një ish-polic dyshohet se ka vrarë me armë partneren e tij në parkingun e Terminalit 2. Sipas mediave turke, 52-vjeçari, ish-oficer policie, ka qëlluar me armën e shërbimit partneren e tij, 38-vjeçaren, me origjinë nga Gjeorgjia. Ngjarja ndodhi në parkingun e aeroportit, ku pas të shtënave mbërritën menjëherë ekipet e policisë dhe ato mjekësore. 38-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Durmaz u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes.