Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Elbasan. Banorët kanë nuhatur erën e keqe ndaj kanë telefonuar policinë. Dyshohet se trupi i pajetë është i një endacaku. Trupi është gjetur në një lulishte, pranë lagjes Çlirimi në Elbasan. Trupi i dekompozuar nuk dihet sa kohë kishte dhe nëse është vdekje natyrale apo vrasje. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.