Rrëfimet e dëshmitarëve okularë dhe pamjet e siguruara nga kamerat e bizneseve të zonës kanë zbardhur të plotë dinamikën e ekzekutimit të 41-vjeçarit Leartiad Kekaj, në ngjarjen që tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e 9 shtatorit. Sipas dëshmive, pamjeve dhe gjurmëve që kanë lënë fishekët në godinat përreth, viktima, që po udhëtonte me motoçikletë është përplasur dy herë me makinë nga ana e autorëve. Herën e parë, 41-vjeçari është përpjekur që të largohet në drejtim të bibliotekës së qytetit. Por, autorët e kanë goditur sërish me automjet, duke e rrëzuar në shesh. Më pas, ata kanë qëlluar me breshëri automatike.