Top News- Vrasja në Sarandë ndodhi pas sherrit për lokalin e plazhit, dëshmon personi i plagosur
09/05/2026 12:52

Ka dëshmuar para grupit hetimor Kostandin Vogli, një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin që përfundoi tragjikisht me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë. Ai ka deklaruar se konflikti me Viktor Ruçin, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me administrimin e një lokali plazhi. Sipas dëshmisë së tij, Vogli ka treguar se më herët kishte qenë i arrestuar dhe, gjatë kohës që vuante dënimin, Ruçi kishte larguar vëllain e tij nga biznesi, duke përshkallëzuar konfliktin mes tyre. Ai ka theksuar se përplasjet kishin në qendër ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti dhe moszbatimin e marrëveshjes që kishin pasur mes tyre. “Ne kishim një marrëveshje, por ai nuk e zbatoi. Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit. Shkuam për t’u sqaruar pasi disa ditë më parë debatuam për këtë çështje dhe nuk arritëm të gjenim një zgjidhje më shmangej dhe atë natë mora vesh që ishte në lokal”-deklaroi ai. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 7 majit në fshatin Gjashtë. Rexhep Ismaili, i njohur në zonë si pronar i një karburanti dhe lokalit “Vëllezërit Ismaili”, mbeti i vrarë brenda ambientit të biznesit të tij pas një konflikti të dhunshëm. Një grup personash kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin Viktor Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta. Gjatë konfliktiti, viktima ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë. Sipas policisë, ka qenë Lulzim Tabaku, i cili ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Rexhep Ismailit, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga zona. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një automjet luksoz Audi Q8, i cili dyshohet se u përket personave të përfshirë në konflikt. Rexhep Ismaili ishte një emër i njohur në zonën e Sarandës. Përveç karburantit dhe lokalit “Vëllezërit Ismaili”, ai dhe vëllai i tij kishin në pronësi edhe plazhin e njohur Pema e Thatë në Ksamil. Gjithashtu, ai mbante edhe detyrën e drejtuesit të Shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë.

Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43
Top Channel/Pacolli 7 orë në Spak, avokati:Biznesmeni u thirr si person që ka dijeni për aeroportin…
26/10 18:42
Top News- SHBA harron Ukrainën/ Zelensky: Prej një muaji presim për raketat Patriot
26/10 18:30
Top News – Dita e 14-të e tubimit, protestuesit “djegin” Ramën dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26/10 18:25
Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00
Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25
Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31