Gerti Selimaj, 47-vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Italia, pas arrestimit në vendin fqinj. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 9 shkurt të vitit 2021, pasi akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.