Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke folur për vrasjen e të riut Klodian Rasha një javë më parë nga një punonjës i patrullës policore, tha se ajo që ndodhi ishte vetëm shkendija. Sipas tij reagimi popullor dhe protestat që pasuan vrasjen e 25 vjeçarit, i kanë rrënjet të të thella dhe nuk lidhen vetëm më këtë ngjarje. Basha akuzoi qeverinë dhe strukturat e saj se u përpoqën të deformonin ngjarjen dhe të fshihnin provat.